Memli Krasniqi - PDK

Hoti- Krasniqit: Nuk ka mbetur asnjë marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të votave të opozitës

Kryetari i GP të PDK-së Memli Krasniqi, iu ka kundërpërgjigjur kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me kërkesën e tij për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Është e vërtetë që e keni thirr një seancë po a e dini pse e keni thirr atë seancë, pasi në 5 ose 6 seanca nuk e keni votu atë marrëveshje ndërkombëtare, keni bo një veprim politik duke thënë se ne jemi për marrëveshje. Jo pse e keni pas parasysh interesin qytetarë, por kanë ardh disa deputet të parlamentit evropian dhe ju kan kërku që ti votoni ato marrëveshje”, tha Krasniqi.

E kryeministri Avdullah Hoti tha se asnjë marrëveshje e qeverisë së kaluar nuk ka mbet pa u votuar nga opozita.

“Ne mund të diskutojmë sa doni për këtë çështje por e vërteta është se asnjë marrëveshje nuk ka mbetur pa u votuar për shkak të mungesës së votave nga ana e opozitës”, tha ai.