Hoti krahason LDK-në me Liverpoolin

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, e ka krahasuar partinë e tij me ekipin e njohur anglez, Liverpool.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve të hënën, Hoti tha se LDK është sikur Liverool, një ekip që sipas tij nuk është i sezoneve.

“A di si është puna? Sikur Liverpooli është një ekip që nuk është ekip i sezoneve të caktuara. Është ekip që ka një shekull të tërë dhe është i qëndrueshëm ka themele të forta”, deklaroi Hoti para mediave.

Ekipi anglez që drejtohet nga Jurgen Klop në pesë ndeshjet e fundit nuk ka një fitore dhe renditet në vendin e katër të tabelës së Premier Ligës.

Ky ekip u shpall si më i miri gjatë vitit të kaluar, por që nga viti 1989 nuk kishte fituar Premier Ligën.