Hoti: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave që nga 2018

Kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar raportin e progresit duke thënë se Raporti e ka konfirmuar që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

“Raporti me të drejtë e nxjerrë në pah që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave qysh nga korriku i vitit 2018, dhe atë që po bëjmë tash si qeveri po kujdesemi që këto kushte të mbeten të plotësuara”, ka thënë Hoti.

Një nga kushtet që Bashkimi Evropian i kishte vendosur Kosovës për liberalizim të vizave kishte qenë votimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në mars të 2018, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar këtë marrëveshje, por që deri më tani qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm.