Avdullah Hoti - LDK

Hoti kërkon përgjigje pse takmi mes ZRRE-së dhe Komisioni për Ekonomi është mbajtur i mbyllur

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas takimit të Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Takimi është mbajtur me dyer të mbylluar dhe pa praninë e mediave.

“Pse raportimi i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?!  Pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?!”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka kërkuar që raportimi me dyer të mbyllura është është e re dhe duhet të ndalet.

Në ketë takim është diskutuar për situatën e krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Avokati i Popullit: Vendimi i  ZRRE-së për tarifat me elemente të diskriminimit