Foto: ZKM

Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave anti-Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Siç njofton ZKM-ja, kryeministri kaq qenë në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor,

Hoti nga ta ka kërkuar përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19 sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Kryeministri dje ka bërë të ditur se sugjerimi i institucioneve shëndetësore, përkatësisht IKShPK-së, është që masat aktuale ndaj pandemisë të mbahen edhe më tej.

Hoti për situatën me COVID-19: Masat që janë në fuqi do të vazhdojnë