Hoti kërkon falje por i quan "të shtrembëruara" deklaratat e Driton Selmanajt

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur para gazetarëve në lidhje me deklarimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, në lidhje me personat e pagjetur nga lufta fundit në Kosovë.

Hoti ka thënë se ato deklarata janë shtrembëru nga persona të caktuar.

“Nëse do të kishte një element më të vogël në bindje ose në deklarata të Selmanajt ose të cilido anëtar të Qeverisë, që do të binte ndesh me parimet e funksionimit tonë, që në çfarëdo forme do të cënonte ose do të fyente familjarët e të pagjeturve, unë i pari i Qeverisë do t’i kërkoja falje atyre dhe do të merrja menjëherë veprimet e duhura”, ka thënë Hoti.

“Nëse dikush nga familjarët e të pagjeturve është ndier keq nga informatat e shtrembëruara për deklarimet e zotit Selmanaj, edhe për atë u kërkoj falje, por e vërteta nuk qëndomn ashtu siç po thuhet publikisht,” shtoi kryeministri Hoti.

Në anën tjetër, edhe Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një letre drejtuar Hotit, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.

Rrjeti i Grave të Kosovës i kërkon Hotit shkarkimin e Driton Selmanajt