Hoti kërkon aktivizimin e planit të reagimit kombëtar për menaxhimin e COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti sot gjatë mbledhjes së Qeverisë ka kërkuar aktivizimin e planit të reagimit kombëtar i cili parasheh angazhimin e të gjitha ministrive si dhe angazhimin e sektorit privat në menaxhimin e COVID-19.

“Duke aktivizuar plotësisht planin e reagimit është me e lehtë që të kordinohet angazhimi ndërinstitucional. Kërkesa ime nga sot të aktivizohet plani i reagimit kombëtar” tha Hoti.

Sipas tij, ky plan parasheh angazhimin e të gjitha ministrive dhe institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe angazhimin e sektorit privat, si testimi ose resurset e sektorit privat, spitalet, duke përfshirë edhe produktet farmaceutike, shërbimet komunikuese, produktet e tjera mbrojtëse si dhe funksionet vitale shtetërore, sikur Policia e Kosovës, furnizimin me ujë, energji.

Hoti tha se kanë pritur që numri i infektimeve të ulet gjatë këtyre muajve por sipasa tij kemi hyrë në fazën e dytë të infektimeve me COVID-19.