Hoti: Kemi pasur problem vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me disa vende, pasi ato ishin dëmtuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri ka thënë se qeveria e tij e ka pasur të vështirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me disa vende pasi tha që ato ishin dëmtuar në të kaluarën.

Hoti ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen e saj në politikën e jashtme të Kosovës.

“ Në fushën e politikës së jashtme nuk mund të falenderojmë mjaftueshëm shtetin shqiptar për mbështetjen e saj në arenën  ndërkombëtare. Kemi pasë problem vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, kemi pasur probleme me MPJ pasi ato marëdhënie ishin dëmtuar në të kaluarën”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se sot me Shqipërinë pritet të nënshkruhen disa marrëveshje si ajo për hekurudha, Durrës-Prishtinë, ajo për energjetik dhe sjelljen e gazit në Prishtinë.