Hoti: Ka qenë kërkesë edhe në Shtëpinë e Bardhë që Ujmani të quhet 'Liqeni Trump’

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sërish është deklaruar rreth propozimit që Liqeni i Ujmanit të mbajë emrin “Liqeni Trump”, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë në Uashington më 4 shtator të këtij viti.

Hoti ka thënë se kjo ka qenë kërkesë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Lidhur me liqenin, ka qenë një kërkesë edhe në Shtëpinë e Bardhë, edhe në takime që kemi pasur këtu nga ambasadori Grenell që në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejtë të presidentit Trump të emërohet ky liqe, një epitet i ri si liqeni Trump. Kaq”, tha Hoti të hënën në një konferencë për media në Prishtinë.

“Është shprehje e vullnetit të mirë që ne të marrim parasysh si shenjë respekti për angazhimin e presidentit Trump”, shtoi ai.

Hoti e kishte mirëpritur propozimin e emisarit për dialogu, Richard Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet “Liqeni Trump”, ndonëse ky i fundit këtë propozim e kishte dhënë në formë të një shakaje.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 27 septembre 2020