Hoti: Jemi gati në limitet e kapaciteteve shëndetësore

Në një konferencë të mbajtur sot pas takimit të Këshillit të Sigurisë në lidhje me ndërmarrjen e masave shtesë kundër COVID-19, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja në vend po shkon duke u rënduar.

“Në bazë të shifrave të IKSHP-së gjendja po rëndohet, jemi gati në limitet e kapaciteteve shëndetësore, po bëjmë të pamundurën me institucione që të krijojmë kapacitete shtesë”, ka thënë Hoti.

Ai duke shprehur keqardhje për familjarët e viktimave me COVID-19, ka thënë se në javët e fundit në vendin tonë janë marrë një numër i madh i masave, që kanë qenë masa për t’u përgaTditur për valën e dytë.

“KemI riorganizuar stafin shëndetësor për menaxhimin e situatës, duke blerë teste, në dy-tri ditët e fundit kemi shqyrtuar masa të reja. Do të angazhojmë Policinë, Inspektoratin Sanitar, për shqiptimin e gjobave, nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj askujt, është e papranueshme kur vendimet e Qeverisë janë në fuqi të organizohen dasma dhe ahengje. Me keto veprime ne rrezikojmë jetën tonë”, ka thënë Hoti.

KALLXO.com transmetoi live konferencënn e Avdullah Hotit.

Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media

Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 12 juillet 2020