Hoti i numëron dëmet e shkaktuara nga Qeveria e PAN-it

Në ditën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së i ka numëruar dëmet e bëra nga qeverisja e koalicionit PAN.

Ai ka thënë se kjo legjislaturë ka bërë punën vetëm 30 për qind, ndërsa, ka thënë se Qeveria Haradinaj do të mbahet mend si qeveria më e madhe në botë.

“Seanca e sotme i mbyllë punimet e kësaj legjislature. Është realizuar vetëm 30 për qind e punës së Kuvendit. Me mbi 100 pika për realizim”, tha ai.

“Qeveria e PAN-it do të mbetët në histori si qeveria më e madhe, me 454 staf politik, pesë zëvendëskryeministra e mbi 80 zëvendësministra. Skandalet e kanë përcjellë në çdo hapë qeverisjen e koalicionit PAN”, tha tutje deputeti i LDK-së.

Ai ka thënë se qeveria e PAN-it e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës për rreth 200 milionë euro përmes vendimit që ka marrë.

Ai ka falënderuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunimin opozitar.

“Mandati i PAN po përmbyllet pa liberalizim të vizave, dhe shumë skandale në arenën ndërkombëtare. Të nderuar deputetë, përpjekjet e opozitës që të kërkoj llogaridhënie, ka hasë në arrogancë. Ne e kemi përdorë fuqinë e votës, i falënderoi pjesën tjetër të opozitës. Arritura më  e madhe ka qenë, arritja që e kemi fituar në raport me dialogun në Gjykatën Kushtetuese”, tha Hoti.