Komuna e Graçanicës.

Hoti i kërkon kryetarit të Graçanicës ta emërojë nënkryetarin e Komunës për komunitete

Zyra e Kryeministrit i ka dërguar një letër kryetarit të Komunës së Graçanicës për mosemërimin e nënkryetarit të Komunës për komunitete.

Në bazë të letrës, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, kjo kërkesë ka ardhur pasi që kjo Komunë nuk kishte marrë parasysh kërkesën e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, neni 61 ku flitet për nënkryetarin për komunitete, tregohet kur kryetari është i obliguar ta bëjë emërimin e nënkryetarit.

Në letrën të nënshkruar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti kanë kërkuar nga kryetari Sërxhan Popoviq që të zbatojnë legjislacionin në fuqi.

Sipas legjislacionit në fuqi, nënkryetari për komunitetet duhet të emërohet jo më vonë se 30 ditë pasi posti të jetë i lirë.

Muaj më parë KALLXO.com ka raportuar lidhur me mosemërimin e nënkryetarit për komunitete.

Kjo është letra e Zyrës së Kryeministrit drejtuar kryetarit të Graçanicës: