Hoti fton bizneset për t’u informuar për marrëveshjen për nxitjen e investimeve me ShBA-në

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ka nënshkruar marrëveshjen për nxitjen e investimeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka thënë se marrëveshja e nxitjes së investimeve, e nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi dhe se të hënën i ka ftuar bizneset për t’i informuar rreth kësaj marrëveshjeje.

“Faleminderit SHBA që po na dëshmon miqësinë speciale me . Fakte, fakte: Kosova është e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me ShBA. Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj”, ka shkruar ai.