Hoti flet rreth kritikave që po i vijnë nga njerëzit e LDK-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot në konferencë për media pas mbedhjes së qeverisë është pyetur për kritikat që i kanë shfaqur ndaj tij zyrtarë të partisë së tij LDK-së.

Hoti tha se është e drejtë e secilit të jap opinione.

“Tash kritikave nuk mund t’i përgjigjem sepse ne nuk bëjmë censurë, është e drejtë e secilit të shfaqë opinionet e veta për punën që po bëjmë”, theksoi ai.

Kryeministri shtoi se fokusi i tij është menaxhimi i pandemisë.

“Foksui im është në menaxhimin e pandemisë dhe më vjen mirë që me një angazhim të shtuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë ekspertëve shëndetësor situata ka filluar të menaxhohet më mirë dhe të futet në kontroll”, u shpreh Hoti.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kishte kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për rikthimin e masave kundër përhapjes së coronavirusit.

Nënkryetari i LDK-së kundërshton rikthimin e masave nga Qeveria Hoti