Hoti flet për ‘problemet’ në koalicion me Listën Serbe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kanë mungesë të funksionimit perfekt në koalicionin me Listën Serbe.

Hoti këtë deklaratë e tha kur u pyet nëse ka njohuri se për çfarë arsye zyrtarë të Listës Serbe sot janë takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“Kemi disa çështje të mungesës së funksionimit perfekt me Listën Serbe. Unë besoj që duhet t’i adresojmë në ditët dhe në javët e ardhshme në përputhje me marrëveshjen e koalicionit”, u përgjigj Hoti në një konferencë për media sot në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë sot ka raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takoi të mërkurën përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, me të cilët arriti konkluzione për “veprim të përbashkët” në “ruajtjen e të gjitha interesave jetike kombëtare në Kosovë dhe interesave më të rëndësishme të Serbisë”, njoftoi Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

Pavarësimi i KOSTT e çon Listën Serbe te Vuçiqi