Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti flet për grevën brenda Kryeministrisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti është deklaruar rreth grevën e stafit brenda Kryeministrisë.

Hoti tha se ka zyrtarë që janë të pakënaqur me një rregullore për organizim të brendshëm.

“Ligji për administratën shtetërore që ka hyrë në fuqi na ka obliguar edhe neve që të përgatisim rregulloren për organizimin e brendshëm tash ka ndodhur një rikonstruktim i qeverisë me vendim të kuvendit dhe jemi të obliguar te bëjmë riorganizimin e administratës shtetërore dhe në përputhje me ligjin i ka bërë këto rregullore dhe ka baza ligjore, ka miratimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Financave dhe unë e kam nënshkruar”, tha ai.

Hoti shtoi se është i obliguar të respektojë grevën.

“Janë disa zyrtare që janë të pakënaqur me këtë rregullore dhe jam i obliguar ta respektojë këtë grevë dhe unë i kanë sugjeruar atyre qe të bëjmë një komision të pavarur për kërkesat e tyre dhe mund te shkojmë një plotësim të rregullores. Ne do të themelojmë një komision të pavarur dhe do të sillem nga rekomandimet e tyre të këtij komisioni”, tha ai.