Avdullah Hoti - LDK

Hoti: Ende nuk i kemi emrat e ministrave

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, i ftuar sonte në emisionin ‘’Click’’ tha se ende nuk është finalizuar çështja për emrat e ministrave të Qeverisë Hoti.

Hoti deklaroi se ndërkohë do të bëhet publike edhe marrëveshja me Listën Serbe, edhe me partitë e komuniteteve tjera si dhe me AAK-në, Nismën dhe AKR. /21Media