Hoti emëron Muharrem Nitajn në vend të Blerim Kuçit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Në vend të Kuçit, Hoti ka emëruar zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitajn.

Sot përmes një letre, ish ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeministri Hoti të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.

 

Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit