Hoti e Vuçiq pranë njëri-tjetrit, dalin pamjet e para brenda takimit në Shtëpinë e Bardhë

Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkruar lidhur me takimin e paradites së sotme mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari për cështje të sigurisë kombëtare, Robert O’ Brien tha se liderët kanë bërë progres dhe pritet të diskutohet më shumë gjatë pasdites.

 “Liderët e Kosovës dh e Serbisë tashmë janë duke bërë progres. Bisedimet tona në këtë mëngjes u përqendruan në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Presim të diskutojmë më shumë këtë pasdite,” thuhet në njoftimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Twitter.