Hoti e Selmanaj në restorant për "sandviç"

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me zëvendëskryeministrin, Driton Selamanaj kanë vizituar njërin nga restorantet në kryeqyet.

Hoti përmes një postimi në facebook ka thënë se gastronomia është dhe do të mbetet njëri nga sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19.

“Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit”, shkroi Hoti.

Selamanaj ditë më parë kishte thënë se kryeministri Hoti ushqehet vetëm me sandviç dhe se bukën gjithmonë e merr me vete në punë.