Foto: ZKM

Hoti e mirëpret zhbllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosova e mirëpret vendimin e Korporatës së Sfidave të Mileniumit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) për të zhbllokuar fondet e saj për Kosovën.

Korporata e Sfidave të Mileniumit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) përmes një deklarate, ka mirëpritur heqjen e reciprocitetit nga Kosova për produktet e Serbisë, duke bërë të ditur ditur se do të rifillojë implementimin e projekteve në Kosovë për zhvillim ekonomik.

“Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Korporatës së Sfidave të Mileniumit të Qeverisë së SHBA-së për të zhbllokuar fondet e saj dhe të rifillojë zbatimin e programit ‘threshold’ dhe zhvillimin e programit ‘compact’ në Kosovë”, ka shkruar Hoti në Twitter.

Shkrimin e Hotit në këtë rrjet social, e ka ripublikuar në profilin e tij në Twitter, i dërguari special i Administratës së presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Heqja e reciprocitetit, MCC rifillon zbatimin e projekteve për Kosovën