Ministria e Arsimit dhe Shkences. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti e Likaj diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit mësimor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka diskutuar me ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkollae mënyrën e organizimit të mësimit online.

Përveç kësaj ata kanë diskutuar edhe organizimin e testit të maturës dhe testit të arritshmërisë, përgatitjet për përmbylljen e vitit shkollor dhe çështjen e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.

Sipas Likaj, mbarëvajtja e procesit mësimor është duke u mbikëqyrur në vazhdimësi nga ana e inspektorëve të arsimit.

“Ndër të tjera, është diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar në arsimin para universitar të komunës së Kamenicës, si pasojë e mos vijimit të procesit mësimor nga nxënësit e disa shkollave” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Likaj ka informuar Hotin për anëtarësim në ENQA, si dhe situatës së krijuar pas dorëheqjes së tre anëtarëve ndërkombëtarë dhe dy anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC).