Foto: KALLXO.com

Hoti: Do të ketë masa të veçanta për festat e fundvitit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha sot se masat e vendosura për mbrojtje nga coronavirusi do të përfundojnë kur të përmbyllet pandemia.

Ndërkaq, Hoti shtoi se masat për të menaxhuar me situatën do të mund të ndryshohen varësisht nga situata.

“Këto masa do të vazhdojnë por do të ketë masa te veçanta për festat e fundvitit”, tha Hoti. “Masat nuk kanë qenë asnjëherë arbitrare. Kemi ndjekur strikt protokollet, unë jam i kënaqur me këtë”, shtoi ai.

Në një konferencë për media, kryeministri ka deklaruar se masat aktuale që janë në fuqi varësisht nga rrezikshmëria e përhapjes së COVID-19 nëpër komuna të vendit do të vazhdojnë edhe më tej.