Hoti do të flasë për media pas kthimit nga Brukseli

Kryeministri i  Kosovës, Avdullah Hoti  ka thirrur konferencë për media pas vizitës zyrtare në Bruksel..

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo konferencë do të mbahet sot nga ora 11:00 në objektin e Qeverisë.

Hoti do të raportojë në lidhje me takimin në Bruksel edhe në Komisionin për Integrim Evropian.

Kjo konferencë vjen edhe pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Kjo aktakuzë më pas bëri që takimi i liderëve kosovarë dhe serb i paraparë të mbahet sot në ShBA, të anulohet.