Avdullah Hoti me kabinetin qeveritar: Fotografi: Avdullah Hoti në Facebook

Hoti dhe ministrat nisen me autobus për mbledhjen e përbashkët në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është nisur për në Shqipëri për t’u takuar me pjesëtarët e Qeverisë së Shqipërisë.

Hoti ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar duke udhëtuar me autobus.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë” ka shkruar Hoti.