Hoti dhe ambasadori gjerman vizituan punimet e parkut të erës në Bajgorë

Ambasadori Heldt bashkë me kryeministrin Hoti zhvilluan një vizitë në terren tek ndërtimi i parkut të energjisë me erë ‘SoWi’ në Bajgorë të Mitrovicës ku shikuan nga afër përparimin e këtij projekti i cili është i pari në Kosovë i implementuar në bazë të ligjit Strategjik të investimeve.

Me këtë rast ambasadori Heldt tha se ky partneritet është një nga sukseset më të mëdha në Kosovë i cili tregon se përfitimet ekonomike dhe mjedisore mund të shkojnë bashkë.
Ai gjithashtu shtoi se ky nuk do jetë parku i vetëm i tillë dhë se duhet të punohet që Kosova të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit dhe të ketë energji të pastër.

“Ky projekt i flamurit gjerman, i cili është realizuar si një ndërmarrje e përbashkët me kompanitë izraelite dhe kosovare është një nga historitë e sukseseve të mëdha të Kosovës dhe tregon se përfitimet ekonomike dhe mjedisore mund të shkojnë paralelisht: Parku i erës ‘SoWi’ nuk do jetë i vetmi burim i madh i energjisë së rinovueshme në vend, ndihmojeni Kosovën që të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit dhe të arrijë objektivat e saj për një energji të pastër. Me një shumë investimesh prej 165 milionë euro, projekti gjithashtu do kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në ekonominë lokale e cila është shumë e rëndësishme gjatë krizës aktuale ekonomike e shkaktuar nga pandemia COVID-19”, është shprehur Heldt.

Parku i energjisë me erë, të cilit iu dha statusi i Investitorit Strategjik të Repubikës së Kosovës në shkurt të vitit 2019, është një projekt i përbashkët, i financuar nga investitorët gjermanë, izraelitë dhe kosovarë. Me 27 turbina të prodhuara në Gjermani, parku i erës do të gjenerojë një kapacitet total prej 105 Më që arrin afërsisht 10 % të kapacitetit të përgjithshëm.

Duke shmangur 247,000 ton dioksid të karbonit çdo vit, projekti do të ketë një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e ndryshimeve klimatike. Fillimi i operacioneve të parkut të erës është planifikuar për vitin 2021.