Avdullah Hoti - Foto: Atdhe Mulla

Hoti, deputetëve të PDK-së: Kemi mbi 10 tërheqje të njohjeve në tri vitet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në tri vitet e fundit Kosovës i janë tërhequr 10 njohje të shtetësisë.

Ai tha se këtë po e adreson për PDK-së, jo si akuzë por si fakt.

“Për PDK-në, nuk është pyetje veç fakt. Ne kemi mbi 10 tërheqje të njohjeve në tri vitet e fundit, nuk po e them si akuzë vetëm si fakt që ka ndodhë gjatë tri viteve të fundit. Ne e kemi ndalë një trend negativ dhe kemi sjellë një njohje. Këto janë fakte”, tha Hoti sot në Kuvend.

Kryeministri tha se po mundohen që  politikën e jashtme po mundohen ta koordinojnë me politikën e jashtme të SHBA-së dhe BE-së.

Kuvendi po mban interpelancë me kryeministrin e Kosovës  Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.