Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti dënon dhunën ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook e ka dënuar sulmin fizik ndaj Nikolla Rashiqit djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Nikolla Rashiq është sulmuar fizikisht të hënën në fshatin Llapnasellë, në oborrin e shkollës, menjëherë pas përfundimit të mësimit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 8 persona në lidhje me rastin.

Nenad Rashiq ka treguar se djali i tij është sulmuar nga rreth 30 persona me duke u goditur me boksa të hekurit e çekiçë.

Rrahet djali i Nenad Rashiqit në Graçanicë