Hoti deklarohet për vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti e ka quajtur shqetësues ndodhinë e sotme në Klinikën Infektive.

Hoti deklaroi se nga stafi shëndetësor në Infektivë është bërë maksimumi për të ruajtur jetën e pacientit.

“Unë e di që stafi po e bënë maksimumin aty, dhe mund të garantojë organet përkatëse do të shofin nëse ka pasur ndonjë lëshimi. Nga informatat që kam është se është bërë maksimumi për të ruajtur jetën e individit”, tha kreu i ekzekutivit para mediave.

Klinika e Infektivës ishte rrethuar nga shiritat policor dhe forca të  shtuara të rendit.

Kjo pasi që po dyshohet për vdekjet të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme e të cilat po konsiderohen si vdekje të dyshimta, si dhe për rreth pesë vdekje të reja të cilat po dyshohen se kanë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

LIVE – Qeveria në takim me krerët e shëndetësisë pas situatës së rënduar me COVID-19

LIVE – Qeveria në takim me krerët e shëndetësisë pas situatës së rënduar me COVID-19

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 5 juillet 2020