Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti bën thirrje të mos shpërndahet Kuvendi pa u votuar buxheti 2021

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet para se të votohet buxheti i shtetit për vitin 2021.

Hoti në një konferencë për media tha se e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese e e cila e shpalli të pavlefshme qeverinë e tij.

“Tash përpara e kemi një punë të madhe që është buxheti. Unë bëjë thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa u votuar buxheti”, theksoi Hoti.