
Hoti: Arsimi i lartë kalon plotësisht online
11.11.2020 - 13:29
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një konfernce për media ka paraqitur masat e reja në luftë kundër pandemisë pas rritjes së numrit të të infektuarve.
Hoti ka thënë se është marrë vendim që mësimi i lartë të zhvendoset plotësisht online ndërsa ai parauniversitar të vazhdojë në shkolla.
“ Kemi vendosur që arsimi i lartë të kaloj plotësisht në atë online ndërsa për atë parauniversitar vazhdojnë të vlejnë protokollet nga MASH dhe Instituti Publik. Vendimet për shkolla merren veç e veç nga komuant për secilën shkollë”, tha ia.
Masat e reja kundër COVID-19 priten të hyjnë në fuqi nga dita e premte. Në shtatë komuna të Kosovës nga e premtja do të fillojë ora policore nga ora 19:00.