Foto: Vlora Dumoshi/Facebook

Homologia nga Shqipëria uron Dumoshin për detyrën e re

Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, e ka uruar homologen e saj, Vlora Dumoshi, për emërimin në postin e ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

MKRS përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Elva Margariti, e ka uruar ministren Vlora Dumoshi

“Doja të përcillja urimet më të sinqerta për këtë sfidë të re e për rolin e rëndësishëm që ju kanë besuar! Jam e bindur që urat e komunikimit e përkushtimi për të lartësuar të bukurën shqiptare nuk do të na mungojnë!”, ka thënë ministrja shqiptare Margariti, citon komunikata e MKRS-së.