Foto: Rtv21

Homazhe për artisten Nexhmije Pagarusha

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë nisur homazhet për ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Nderimet për këngëtaren sot janë organizuar nga Ministria e Kulturës.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.

Ajo do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes, në Pagarushë, sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Agjenda:

09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar,

11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,

11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar,

14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës./21Media