Holanda futet në izolim përpara Krishtlindjeve

Holanda i është rikthyer izolimit duke filluar nga dita e diel për ta frenuar variantin Omicron, tha kryeministri në detyrë Mark Rutte, pas një takimi me qeverinë e tij për të diskutuar kufizimet e reja, raporton Euronews.

“Jam këtu sonte këtu para jush me një humor të zymtë”, tha Rutte gjatë një konference për media në televizion. “Për ta përmbledhur me një fjali, Holanda do të futet sërish në bllokadë qysh nga nesër”.

Ai shtoi se ky vendim ishte “i pashmangshëm për shkak të valës së pestë të shkaktuar nga varianti Omicron i cili po ndikon mbi ne”.

Shkollat, universitetet dhe të gjitha dyqanet të një rëndësie më të vogël, baret dhe restorantet në Holandë do të jenë të mbyllura deri më 14 janar.

Banorët do të lejohen vetëm deri në dy vizitorë përveç Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kur do të lejohen katër, shpjegoi kryeministri në detyrë, Mark Rutte.