Pamje nga promovimi i librit ‘Demografia e Kosovës’. Foto: Kallxo.com

Hivzi Islami boton librin ‘Demografia e Kosovës’

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka promovuar sot librin, “Demografia e Kosovës” të akademikë Hivzi Islami.

Libri “Demografia e Kosovës” sjellë dëshmi, fakte e analiza rreth problemeve demografike që e kanë karakterizuar Kosovën për dekada me radhë.

Recensentët e librit, gjatë fjalës së tyre kanë thënë se botimi i akademik Islamit, ndër të tjerash ngrit edhe alarmin sa i përket emigrimit dhe rënies, siç u shprehen ata, drastike të natalitetit në Kosovë.

Akademik Isa Mustafa, recensent i librit gjatë fjalës së tij, ndër të tjerash ka thënë se “Demografia e Kosovës” është një botim kolosal për çështjet që trajton.

Mustafa ka kujtuar edhe punën që akademik Islami ka bërë si udhëheqë i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës në 2017, sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Në një pjesë të veçantë të këtij botimi, duke trajtuar gjeopolitikat etnike, autori flet edhe për kufijtë e Kosovës me fqinjët duke u ndalur në problemin e kufirit me Malin e Zi. Ishe vetë autori i këtij botimi, i cili si udhëheqës i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës në 2017, pas një pune serioze me saktësi e theksoi territorin e Kosovës. Raporti i këtij komisioni demantoi forcat politike rreth humbjes së territorit të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Pamje nga promovimi i librit ‘Demografia e Kosovës’. Foto: Kallxo.com

Pamje nga promovimi i librit ‘Demografia e Kosovës’. Foto: Kallxo.com

Kurse, akademikë Anton Berishaj, po ashtu recensent i librit, ka thënë ndër të tjerash se në bazë të të dhënave të autorit, ka një rënie të natalitetit në Kosovës.

“Sipas autorit në këto 10 vjetët e fundit, ka tendencë të rënies së popullsisë. Nga të dhënat në këtë libër del se në periudhën 2010 – 2021 numri i lindjeve nga rreth prej 33 mijë sa kishte për vit, ka rënë në afro 20 mijë”, ka thënë ai.

Ka folur edhe Arsim Ejupi bashkëpunëtor në realizmin e librit “Demografia e Kosovës”.

“Të dhënët demografike që janë dokumentuar në këtë libër kanë rëndësi, sepse japin gjendjen faktike demografike në Kosovë”, ka thënë Ejupi.

Botimi i këtij libri është mbështetur nga Kompania ‘Ecolog”.

Pamje nga promovimi i librit ‘Demografia e Kosovës’. Foto: Kallxo.com