HISTORIKE, Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke e mposhtur japonezen Funa Tonaki.

Distria Krasniqi e nisi me fitore garën në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike. Në kuadër të raundit të dytë, Distria e ka mposhtur brazilian Gabriela Chibana. Ndaj saj fitoj me hedhje te bukur, për Ippon. Rrethin e parë, Distria Krasniqi e kaloi pa luftë.

Distria Krasniqi e fitoi luftën e dytë në xhudo në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ajo në arenën Nippon Budokan në Tokio të Japonisë e ka mposhtur xhudisten e Taipeit Kinez, Chen-Hao Lin. Meçi çerekfinal i kategorisë deri 48 kilogramë u vendos fare shpejtë, për 19 sekonda.

Distria Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti xhudisten  Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia. Ndaj saj fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të lufës.

Kosova për herë të dytë po paraqitet në Lojërat Olimpike. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Tani medalje ka edhe Distria atë të arten.