Historia e zvarritjes së tenderit të targave - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” po shfaqet hulumtimi rreth zvarritjes së tenderit në vlerë 1.4 milion euro për furnizim me targa.

Në hulumtim mund të ndiqni dëmet që u ka shkaktuar bizneseve që merren me transportin e mallrave mungesa e targave.

Po ashtu në “Kallxo Pernime” transmetohen detajet se si specifikat teknike të këtij tenderi janë përgatitur në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke kufizuar konkurrencën dhe duke diskriminuar kompanitë.

Kush i hartoi specifikat teknike të këtij tenderi?

Ku u bazua Ministria e Punëve të Brendshme gjatë hartimit të specifikave teknike?

Cilat janë pretendimet e kompanive që janë eliminuar në këtë tender?

Cili ishte roli i Bankës Qendrore të Kosovës në këtë tender?

Çka thoshte interpretimi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për specifikat teknike?

Pse nuk u mor parasysh interpretimi i KRPP-së në vendimin e OShP-së?

Në pjesën e dytë të emisionit diskutohet për faktin se Kosova është vendi i fundit në Europë që është furnizuar me vaksina kundër COVID-19.

Jeta Xharra do të diskutojë me sportistë e ekspertë të fushës për të shpjeguar dëmet e shkaktuara për shkak se Kosova nuk ka vaksina e po ashtu mundësitë të cilat nuk janë shfrytëzuar për të siguruar doza të mjaftueshme për vaksinat.