Historia e një të mbijetuare nga coronavirusi: "Preka vdekjen"

Elizabeta, 49 vjeçe, thotë se është me fat që është gjallë. Pasi u sëmur nga COVID-19, ajo ishte shtruar në spital më herët gjatë këtij muaji. Kjo është historia e saj, të cilën ajo zgjodhi ta tregojë pjesërisht për të falënderuar stafin spitalor të cilët u kujdesën për të.  Artikulli është përkthyer nga BBC.

Shenja e parë që kisha ishte se një të premte diçka nuk shkonte

U ndjeva më e lodhur se zakonisht dhe teksa koha kalonte shkova në shtrat, ndjehesha e rraskapitur. Ishte një fundjavë e rëndë. Të hënën fillova të kem dhimbje në këmbë, që u bë torturuese. Mendova se kisha ndonjë nerv të nxënë dhe morra disa paracetamola por më vonë mjekët më thanë se virusi kishte shkuar direkt në muskuj. Kisha kollë por nuk ishte konsistente, për  të cilën njerëzit mendojnë gjithmonë se është shenjë. Isha në shtrat për më shumë se një javë por pasi dola një ditë jashtë, në një pikë lokale karburanti për tu furnizuar- kjo ishte koha kur më goditi.

U ktheva në shtëpi duke u dridhur nga të ftohti. Derisa në një moment futa katër shisha të nxehta me ujë dhe dy mbulesa dhe nuk mund të ngrohesha.

Pastaj filloi temperatura. Ndjeva sikur trupi po më merrte flakë, dhe kisha kokdhembje. Nuk mund të haja asgjë. Villja vazhdimisht dhe po pikja nga djersët, pastaj filloi të më vështirësohej frymëmarrja.

Unë kam astmë dhe kjo më shqetësoi mua, por prapë mendoja se mund ta kaloja në shtëpi. Pas disa ditësh po humbja vetëdijen dhe kam pak kujtime t të djalit tim 15 vjeçar që më thoshte të thërrasë 111( emergjencën) Ambulanca arriti dhe më kujtohet të kem dëgjuar një vozitës të ambulancës jashtë tek thoshte: ” Ajo është shumë keq,  duhet ta sjellim brenda.” Ai më vendosi një maskë oksigjeni dhe më nxorri nga makina.

Njëri nga fëmijët e mi kishte thirrur nënën time, June, dhe ajo ishte aty duke shikuar. Ishte një nga gjërat më të vështira: të shihje fytyrën e saj të pashpresë. Por ajo nuk mund të vinte afër sepse ka probleme me zemër dhe do ishte në rrezik të madh nëse do merrte virusin.

Kur arritëm në spital, ne ishim në një kolonë ambulancash që prisnin të zbrisnin pacientët. Kam qëndruar shtrirë aty për tre orë deri sa na erdhi radha. Ata më ulën në një karrocë me rrota dhe më kujtohet të kenë thënë se nuk ka dhoma, se kapacitetet ishin mbushur.

Po rrija aty me sytë mbyllur duke dëgjuar gjithçka- njerëz teksa vraponin me nguti, telefonata, një mall i përgjithshëm.

Infermieri më tha: ” Duhet të kontrollojë më shtupë për COVID-19.” Ai futi shtupën në fyt, dhe teksa po merrja veten nga ai kontroll ai tha: ” Tani duhet të marr strishën nga hunda.” Krejt kjo ishte ndjekur nga teste gjaku dhe rëntgen në gjoks.

U ndjeva sikur po më rrahnin me grushte. Gjithçka që mendoja në ato momente ishte “Çfarë po ndodhte”? Ndjeva sikur më ra të fikët. Me kujtohet një infermiere që erdhi dhe më tha: ” Erdha të tregoj që rezultati i rëntgenit të gjoksit është kthyer- ke pneunomi në mushkëri dhe duhet të jesh në oksigjen 24/7.

Në një moment, ndjeva dhimbjen më të madhe ndonjëherë në gjoks sikur po më shtypnin më pllaka betoni. Ata më  thanë se ishte pneunomia që po më sulmonte mushkëritë dhe më dhanë morfinë. E gjitha kjo ishte ndjekur me dhimbje të tmerrshme në stomak, aq keq sikur ato të lindjes, madje kam qarë me zë: ” Nuk mund ta përballojë  më këtë, nuk mbahem dot” Pas pak kohësh  dhimbja u qetësua, unë u ndjeva si jerm.

“Në një moment mendova: Jam gjallë apo kam vdekur?”

Një natë, pashë një burrë në atë që duhej të ishte reparti ynë i grave. Unë i rashë ziles dhe infermierja erdhi dhe më  shpjegoi se ai ishte djali i gruas në shtratin përballë meje dhe se ajo ishte një paciente në “fund të jetës”. Unë u ndjeva e trishtuar për ta, por në të njëjtën kohë po mendoja: “Kështu pra unë kam dikë që është rreth gjashtë metra nga unë që në thelb pret të vdes dhe unë do të dëgjoj atë.” Ata i kishin tërhequr perdet rrotull shtretërve tona,  që ne  të kemi një modalitet të intimitetit.

Kjo ishte koha kur fillova halucinacionet. Unë kisha kujtesa të bisedave që do të kisha në jetën time dhe njerëzit që do të takoja. Në një moment mendova: “A jam e gjallë apo e vdekur?  A është kjo çka të thonë njerëzit kur flasin për jetën tënde që kalon para teje, kur vdes?” Dhe pastaj po them: “Jo, nuk mendoj se unë jam e vdekur, sepse nuk ka dritë të bardhë, as engjëj dhe askush nuk më thërret”.

Pastaj krejt papritur- ishin orët e hershme. Dëgjova zërin e një infermieri jashtë tek  thoshte: ” Ajo ka vekur.” Gruaja e gjorë afër meje kishte vdekur.

Prita për ta të vinin dhe të hiqnin trupin, por asgjë nuk ndodhi. Trupi i saj kishte qenë aty për disa orë para se ata të vinin. Ata po e pastronin dhe e mbështollën me një plastikë, si paketim. Pastaj dëgjova teksa e futën në një qese plastike me patent, e mbylli dhe tha: ” Do numëroj deri në tre… një… dy … tre.”

Zhurma e trupit tek bie në kontakt me karrocën metalike- ishte një zë që nuk harrohet.

Dikush filloi të pastrojë vendin ku kishte qenë gruaja dhe hodhi sprej me erë limoni për të freskuar ajrin. Gjatë ditës po shihja një shtrat të zbrazët. Një ditë më parë po shihja dikë tani ai shtrat ishte i zbrazët. Ky mendim më preku shumë.

Fillova të shikojë gruan në shtratin diagonal me mua. Ajo ra në komë, dhe pashë vajzën e saj tek po e thërriste me dëshpërim: ” Mami, jam unë, jam unë”, ishte vërtetë e dhimbshme sepse gruaja tashmë kishte vdekur. Gruaja afër meje po përmirësohej  dhe më tha se ne bëjmë pjesë tek 50% që kanë vdekur dhe 50% që kanë jetuar dhe se ne ishin në pjesën me fat të dhomës.

“Kur të dal jashtë, dua të thith ajër dhe të shikoj zogjtë”

Kam luftuar për të qëndruar gjallë. Pasi isha gati të dorëzohem në fillim, i kam thënë vetes: ” Jo duhet të mbahesh, jam vetëm 49 vjeç, nuk jam gati të vdes, jo vetëm për vete por edhe për fëmijët, familjen dhe shokët.” Motra ime Lorraine, dhe vëllai im Richard, më kanë shkruar vazhdimisht për të më përkrahur, dhe kjo më dha dëshirë të luftojë.

Ishte 8 prilli dhe mbaj mend që e pashë hënën e plotë dhe mendoja me vete se ky ishte fillimi i një cikli të ri hënor dhe unë do ta marr këtë si një shenjë që jam në rrugën e shërimit.

Fatkeqësisht gruaja në komë vdiq pas dy ditësh dhe përsëri dëgjova të njëjtin proces. Plastika, zinxhiri, karroca dhe pastrimi.

Ajo që më shpëtoi jetën ndoshta ishte një infermier mashkull i cili më tha: “Nëse mjekët thonë se je mirë mund të shkosh në shtëpi – shko! Mos bëj gabimin të qëndrosh në spital sepse ndihesh pak e dobët. Më beso, E kam parë në këtë repart – çdo pacient që u është thënë nga mjekët ‘ju mund të shkoni në shtëpi ’dhe kanë argumentuar duke thënë që nuk ndjehen 100% dhe thjesht duan një natë më shumë në spital – secili prej tyre ka kontraktuar një  sëmundje sekondare, sepse ky është një repart me rrezikshmëri të lartë të COVID dhe ata të gjithë kanë vdekur “. Po atë ditë, ata testuan nivelet e mia të ngopjes së oksigjenit në gjak dhe unë u hodha poshtë. Doktori tha: “Sapo e ke arritur. Unë jam i lumtur që të shkarkoj nga spitali “. U emocionova shumë – po kthehesha në shtëpi.

Ishte ftohtë jashtë. Unë kisha vetëm një fustan spitali, por mund të ndjeja ajrin në fytyrën time dhe isha e zgjuar. Unë nuk e di emrin e shoferes femër të ambulancës, por ajo ishte një engjëll – ajo kishte filluar ndërrimin e saj në orën 06:00, dhe ajo po më merrte në orën 00:20 – ajo do të kishte bërë një ditë 18-orëshe.

Kjo është ajo që po bëjnë njerëzit. Janë vetëm infermierët dhe doktorët. Janë ata që vozisin ambulancën. Janë ekipet paramedicinale. Është gruaja në administratë. Është burri që pastron pasi vdes dikush, është portieri që i bart poshtë në morg.

Çdo person kryen punën  e tij. Unë u kam shkruar spitalit dhe ambulancës për t’i falënderuar për kujdesin dhe dedikimin e mrekullueshëm.

Do jem në shtrat edhe për disa javë, dhe mjekët më thanë se mund të duhet 3-6 muaj për tu shëruar nga pneunomia. Që prej kur kam dal nga spitali, nëna ime ka qenë shpëtimtarja ime, duke më lënë ushqimin tek dera.

Unë preka vdekjen dhe jam gjallë. Ajo çfarë mezi pres të bëjë është të vlerësojë natyrën. Ju e kuptoni se gjërat materiale nuk kanë vlerë. Kur të dal jashtë dua të thith ajrin, të shikojë zogjtë dhe të shijojë bukuritë natyrore të botës.

Mua më është dhënë një mundësi e dytë.

 

 

 

Përktheu-Ardita Zeqiri