
Historia e çimentores - LIVE
Sonte në në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet emisioni për fabrikën e çimentos që pritet të ndërtohet në Dollc të Klinës.
Pse po e kundershtojnë banorët e zonës ndërtimin e fabrikës së çimentos?
Çfarë leje lëshoi Komuna e Klinës e cfarë ministria e Mjedisit?
A u respektuan të gjitha procedurat ligjore për marrjen e lejeve nga kompania?
Çfarë vendimi nxori Kuvendi Komunal i Klinës dhe pse ai u shpall i jashtëligjshëm?
Pse MAPL kërkoi nga KPMM interpretim për vendimin e Kuvendit Komunal?
Për të diskutuar për këto por edhe çështje të tjera në studio janë, Besim Myrtezani, Zëvendësues i Udhëheqësit e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në MAPL, Enver Berisha, drejtor për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Klinës, Fitore Pacolli, kryetare e Komisionit për Mjedis në Kuvendin e Kosovës dhe Veton Raci, banor i Klinës që po e kundërshton ndërtimin e fabrikës.
Gjatë emisionit emitohet edhe një reportazh nga terreni ku banorët e fshatrave të Klinës kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës, kryetari i komunës, Zenun Elzaj u përgjigjet kërkesave të tyre ndërsa Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale tregon a u respektuan të gjitha procedurat ligjore.