Historia e 1 milion maskave nga Kanadaja, flet donatori

Mbi 1 milion maska ishin destinuar për në Kosovë por ato u bllokuan në portin e Durrësit në Shqipëri në mars të vitit 2018.

Të njëjtat, tash po shfrytëzohen nga shteti shqiptar, ndërsa ish-zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë organizata e cila kishte nis organizimin e donacionit nuk i kishte plotësuar plotësisht dokumentacionet.

Në një intervistë për KALLXO.com, Ahmet Hoti, donator nga Kanadaja ka thënë se fajtor për mos ardhjen e mbi 1 milion maskave në Kosovë është një komision në Ministrinë e Shëndetësisë.

Intervistë: Ahmet Hoti, donator

Intervistë: Ahmet Hoti, donator

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 16 mars 2020

“Unë isha në Ministrinë e Shëndetësisë, ata mi kërkuan disa dokumente të cilat ne i siguruam. Destinacioni i maskave ka qenë, një në Kosovë prej 1 milion maskave dhe një në Shqipëri. Unë mendoj që, komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë i pengoi ardhjen e tyre”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se mbi 1 milion maska ishin destinuar për Kosovën derisa po aq edhe për Shqipërinë.

Pasi kishin kalaruar tre muaj, nga ardhja e donacionit në portin e Durrësit, maskat kishin kaluar në rezervat shtetërore të Shqipërisë.

Hoti ka shpjeguar edhe afatin e përdorimit të maskave, pasi për këtë çështje ishte diskuar ditë më parë në Shqipëri.

“Maskat kanë pasur afat të përdorimit deri në vitin 2022, pas analizave që u janë bërë në një Laborator në Kanada. Unë e kuptova që, në Shqipëri është një ligj I cili thotë se nëse një kontejnerë rrinë në doganë më shumë se 3 muaj, ai kalon në rezerva të shtetit”, ka thënë tutje donatori nga Kanadaja.

Hoti ka thënë se nuk beson që donacioni i destinuar për Kosovën mund të kthehet tash në Kosovë por, ka thënë se një gjë të tillë mund ta kërkoj qeverisja e re në Kosovë.

“Nuk ma merr mendja se mund të kthehen ato më në Kosovë, ato kanë kaluar në rezervat e shtetit shqiptar, nuk ma merr mendja që shteti shqiptar është përgjegjës që Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk I ka vendosur që një kontejnerë, me pru në Kosovë. Vetëm nëse qeveria e sotit mundet me kërkua me ia dhuru qindra mijëra maska”, ka thënë ai në intervistën për KALLXO.com.

Ministria e Uran Ismailit kishte refuzuar donacionin me 1 milion maska nga Kanadaja

KALLXO.com ka kontaktuar edhe anëtarët e komisionit i cili kishte refuzuar donacionin e maskave në vitin 2018 por ende nuk ka marr ndonjë përgjigje.

Ndërsa, gjatë ditës, për këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ish-ministri Ismaili: Donacionet janë refuzuar nga profesionistët që nuk kanë të bëjnë me politikën

www.kallxo.com