Hisja e AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate në Qeverinë Hoti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar Qeverinë e re të koalicionit LDK – AAK – NISMA – Lista Serbe në krye me Avdullah Hoti

Gjatë kësaj seance nuk kanë qenë të pranishëm deputetët nga radhët e Vetëvendosjes dhe Kryeparalamentarja Vjosa Osmani.

Kryeministri , Avdullah Hoti ka prezentuar përbërjen e kabinetit të tij.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë “hise” një zëvëndëskryeminstër dhe katër minstri.

Besnik Tahiri i cili në zgjedhjet e fundit nuk kishte fituar ulësen në Kuvend, është emëruar zëvëndëskryeminstër i parë në Qeverinë Hoti.

Ndërkaq Selim Selimi, Meliza Haradinaj – Stublla,  Blerim Kuqi dhe Ramë Likaj kanë marrë pozita në ekzekutiv.

Selim Selimi – Minisitër i Drejtësisë, Blerim Kuqi – Minisitër i Ekonomisë dhe Ambientit, Meliza Haradinaj Stublla – Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ramë Likaj – Minisitër i Arsimit dhe Shkencës

Nisma Socialdemokrate në Qeverinë Hoti do të përfaqësohet me Albulena Balaj – Halimin, Skender Reçicën dhe Vesel Krasniqin.

Albulena Balaj Halimi – Zëvëndëskryeminstre, Skender Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Vesel Krasniqi  – Ministër i Tregtisë dhe Industrisë