Christopher Hill - Foto: RTK
Hill: Serbët e kanë pritur Asociacionin për një kohë të gjatë, themelimi është afër
“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku formimi i Asociacionit do të jetë shumë reale”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christpoher Hill, ka thënë se serbët e kanë pritur për një kohë të gjatë Asociaocionin.
Por sipas Hill, është arritur në një pikë, ku themelimi komunave me shumicë serbe është një çështje shumë reale.
“Serbët e kanë pritur këtë për një kohë të gjatë, por ne kemi arritur në një pikë ku formimi i Asociacionit do të jetë shumë reale”, ka thënë Hill.
Hill ka thkesuar se ShBA-të besojnë se çelësi për normalizmin e marrëdhënive mes Kosvës dhe Serbisë është themelimi i Asociacionit.
“Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit”, ka thënë Hill./ Dukagjini