Foto-ilustrim

"Hidromorava" paralajmëron ndërprerje të ujit në Gjilan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidromorava’, ka njoftuar se sot nga ora 16:00 deri në orën 00:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa vende në Gjilan.

Sipas një njoftimi të KRU-së në rrjetin social ‘Facebook’, kjo ndërprerje po ndodhë për shkak të punimeve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej FPU Velekincë deri në Gjilan.

Lagjet në të cilat nuk do të ketë ujë janë: Idriz Seferi, Livoç i ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, dhe një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve.

Kujtojmë se Gjilani është ndodhur shpesh kohëve të fundit në krizë për ujë. Si pasojë e kësaj janë paralajmëruar hapja e puseve të reja.

Kriza me mungesën e ujit në Gjilan, hapen puse të reja

Gjilani merr masa kundër keqpërdorimit të ujit të pijshëm