'Hidromorava' njofton për ndërprerje të ujit në një fshat të Gjilanit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”, ka njoftuar konsumatorët e fshatit Zhegër se për shkak të një defekti elektrik, që është shkaktuar të premten tek burimet e ujit nga mungesa e rregullt e rrymës elektrike, ka shkaktuar probleme në kapacitetin e plotë të mbushjes së rezervuarit.

Andaj sipas Hidromoravës një pjesë e konsumatorëve të fshatit të Zhegrës kanë mbetur pa furnizim të ujit.

“Ne ju lutemi për mirëkuptim, përderisa ekipet tona teknike janë duke punuar me shumë përkushtim, për të evituar sa më shpejtë defektin, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet tek konsumatorët”, thuhet në njoftim.