Çezme - Foto: KALLXO.com

“Hidromorava" apel banorëve të Novobërdës: Mos e përdorni për pije ujin e ujësjellësit!

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar se uji i pijshëm në Novobërdë është turbulluar dhe nuk mund të përdoret për pije.

Sipas “Hidromoravës” turbullira është shkaktuar nga reshjet e shiut.

“Ju ftojmë që ujin e ujësjellësit mos ta përdorni për pije deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

KRU “Hidromorava” ka njoftuar gjithashtu se është duke e përcjellë cilësinë e ujit dhe do të njoftojë banorët në momentin vlerat janë brenda normave për konsumim të ujit.