Foto: BIRN

Hidhet sprej drejt protestuesve nga selia e PD-së (FOTO)

Mbështetësit e Sali Berishës janë futur në selinë e Partisë Demokratike duke përdorur trapanë e çekiçë për të hapur dyert, pasi të gjitha dyert janë të blinduara.

Një lëndë në formë spraji, po hidhet nga brenda dyerve dhe dritareve të PD-së ndaj protestuesve që me çdo kusht kërkojnë të hyjnë brenda.

Ata deri tani janë sprapsur, por nuk dihet nëse situata do vijojë të jetë kështu, raporton Top Channel.

Vazhdimisht protestuesit po tentojnë me vare dhe mjete të tjera të forta, për të gjetur një rrugë për të hyrë në PD.

Protesta ka filluar nga ora 12:00 para selisë së PD, me qëllimin për të hapur dyert e “shtëpisë së demokratëve”, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas nuk u respektua 5 janari, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.

Berisha premtoi dje se se protesta do të jetë paqësore e nuk do të preket asnjë punonjës i PD, por nga ana tjetër Basha flet për skenare dhune me banditë e kriminelë.

“Lufta” Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të ShBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASh për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.

FOTO: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN
Foto: BIRN