Hidhet mjet shpërthyes në QKMF-në e Pejës

Orët e para të mëngjesit të sotëm persona të dyshuar kanë hedhur një mjet të improvizuar plasës në derën anësore të QKMF-së në Pejë.

Policia ka sqaruar se sipas të dhënave nga punëtorët e QKMF-së, është dëgjuar një shpërthim dhe menjëherë pasi kanë dalë jashtë kanë vërejtur se kishte kapluar zjarri hyrjen ndihmëse.

Punëtorët kanë arritur që përmes aparateve fikëse të QKMF-së ta shuajnë zjarrin.

Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Deri më tani të dyshuarit për policinë janë ende të paidentifikuar ndërsa kanë thënë se po punohet intensivisht për të zbardhur rastin.