Hidhet bombë-shashkë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd

Në Tiranë u raportua për shpërthimin e bombës-shashkë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd. Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar dhe as dëme materiale në ndërtesën e ambasadës.

Gjithashtu nuk ka të dhëna të tjera apo detaje, përveçse informacioneve paraprake mediatike për këtë ngjarje. Për incidentin që u njoftua ditën e sotme në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, sipas korrespondentit të RTK-së Denion Ndrenika, autorësia i jepet personave të paidentifikuar.

Ata kanë hedhur një bombë-shashkë (zhurmësjellëse) në oborrin e ndërtesës ndërkohë që ambasadori Ilir Boçka thuhet se ka qenë brenda./Rtklive