Foto: HIB Petrol/Facebook

‘HIB Petrol’ thotë se është tatimpaguesi më i madh në Kosovë

Artikull i sponsorizuar nga HIB

Kompania e derivateve “Hib Petrol” ka deklaruar se pozicionohet në treshen e parë të tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë për vitin 2019 është HIB Petrol me 70 milionë euro.

Sipas tyre, tutje renditen kompania “Buqaj” me rreth 60 milionë dhe “British American Tobacco” me rreth 43 milionë euro të paguara në tatime.

“Nga burimet e Doganës së Kosovës thuhet se përgjatë vitit 2019, HIB Petrol i ka sjellë buxhetit të shtetit rreth 70 milionë euro në taksa dhe tatime”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës së fundit në HIB Petrol, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se patriotizmi më i madh modern është kontributi ndaj ekonomisë vendore me tatime, punësim dhe investime kapitale, siç HIB vazhdon të bëjë për çdo vit.

“Kompania “Hib Petrol” e ka kuptuar rëndësinë e kontributit për vendin, duke punuar, duke sofistikuar dhe duke u ofruar shërbime moderne, qoftë këtë pjesën ku ka filluar e naftës apo edhe në shumë investime tjera që i ka bërë në vend. Dhe kjo është më e pakta që ne bëjmë, me ardh dhe me vlerësu këtë kompani për fundvit kompaninë me kontributin më të madh në buxhetin e shtetit” citohet të ketë thënë Rukiqi.

“Lista e dhjetëshes së parë të bizneseve tatimpaguese vazhdon me Prima Tobacco me 42.6 milionë euro të paguara, ndërsa në vendin e pestë është Al Petrol, e përcjellë nga Lab Oil, Ex Fis, Alba Petrol dhe Petrol Company.   Në vendin e dhjetë është Elkos me 19.4 milionë euro tatime të paguara gjatë vitit 2019”, thuhet në njoftimin e kompanisë Hib Petrol.

Ky artikull është i sponsorizuar nga HIB.