Hetuesit e Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit - VIDEO

Hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar aktualisht janë duke kryer operacione në Prishtinë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

KALLXO.com merr vesh se është duke u bastisur shtëpia e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Aktualisht, Jakup Krasniqi është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.